Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se viktima me inicialet J.Th është gjetur i pajetë në banesën e tij. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak – Rreth orës 09:00, ka humbur jetën, në banesë, shtetasi J. Th., rreth 57 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.