Një shtetas rreth 67 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë ndërsa ka qënë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë, pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të. Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shënja dhune ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari, një ish-mësueses, të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.
