Një konflikt ka përfunduar me një person plagosur, pasditen e sotme në Korçë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin juglindor, ku 17-vjeçari Petraq Koçi ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Bernard Qelemeni. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, teksa adoleshenti është arrestuar.
Mësohet se 34 vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri pasi jetonte në Greqi. Tashmë ai po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.



