Një 72-vjeçar shtetas grek është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Korçë.

Policia njofton se turisti grek shoqërohej nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme