Një prift 63-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben, në lagjen 14 të qytetit të Korçës.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
