Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku një e moshuar ka ndërruar jetë në shkaqe që ende po hetohen nga policia dhe ekspertët.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një grua 84-vjeçare. E moshuara, duke mos u ndjerë mirë, ka njoftuar fqinjën e saj për t’i kërkuar ndihmë. Por sapo ajo ka shkuar në banesë, e moshuara ka hapur derën dhe ka rënë përtokë, duke ndërruar jetë në oborr. Edhe pse është njoftuar menjëherë ambulanca, kur ekipi mjekësor ka mbërritur në vendngjarje, e moshuara ka qenë pa shenja jete. Në banesë kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
