Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në fshatin Lumas të Kuçovës, ku një 37-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.
Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale A.Sh., ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
“Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë Berat:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, arrestuan shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në Berat, pasi është konfliktuar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 47 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16-vjeçar, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.