Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Sipas burimeve zyrtare, i riu me inicialet A. L. akuzohet se, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë ish-partneren, duke i shkaktuar dëmtime.
E reja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës së saj, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
