Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, ku një 17-vjeçar ka përfunduar në pranga.

Dyshohet se adoleshenti ka goditur dy herë në thikë një 40-vjeçar pas sherrit, motivet e të cilit nuk dihen ende dhe po hetohen nga policia vendore. 40-vjeçari sipas mjekëve në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndaluar 17-vjeçarin dhe ka sekuestruar dhe mjetin prerës me të cilin kreu krimin.

Të dy personat janë banorë të fshatit Golem në Lushnjë. Policia bëri me dije se ka ngritur grupin hetimor dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të krimit.