Rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në lagjen “Mehaj”, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një banori lokal.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është dëmtuar aksidentalisht teksa punonte me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji. Për fat të keq, ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
