Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg të Maliq, ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është vetëvarur, ndërsa kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Mësohet se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ndodhej jashtë shtetit. Sipas burimeve, ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, çka mund të ketë ndikuar në ndërmarrjen e aktit ekstrem. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes.