Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht një kat të një banese dykatëshe. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë elektrike ose sobë ngrohjeje, ndërkohë që familjarët kanë qenë në gjumë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi fqinjët kanë ndërhyrë në kohë duke ndihmuar familjarët të dalin nga banesa. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Shtetit, e cila ka nisur veprimet e plota hetimore për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.



