Një 68-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Maliq, nën akuzë për ngacmim seksual të të miturve.
Mësohet se 68-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare. Policia e Korçës bën me dije se i moshuari me iniciale I.S është arrestuar në flagrancë.
“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare”, njofton policia.