Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i dëmtuar, pasi i ka rënë sipër një portë hekuri.
Ngjarja ka ndodhur në Maliq, teksa e mitura është dëmtuar në kokë. Ajo është dërguar me urgjence në spitali ne Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.