Ngjarje e rëndë në Maliq, në zonën e Lozhanit. Dyshohet se gjatë një operacioni policor, një person ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër. Sipas informacioneve paraprake, edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të saj.