Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku një 65-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë.

Mësohet se viktimë e abuzimit është një 32-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka proceduar penalisht 65-vjeçarin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.