Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një 45-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontak me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë, ndërsa viktima është i identifikuar si Xhevalin Markola, banues në Durrës.
Xhevalin Markola kishte shkuar në banesën e vjehrrit për të rregullor një defekt, i cili lidhje me ndriçimin. Për shkak të kësaj ai kishte hypur në një shtyllë elektrike, me qëllimi rregullimin e dritave, por në këtë moment ai është goditur nga rryma elektrike. Për shkak të plagëve të marra, 45-vjeçari ka humbur jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.
