Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mirditë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që të çon drejt Spaçit. Ndërkohë viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.