Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një efektiv policie.
Sipas uniformave blu, polici 56-vjeçar dyshohet se ka patur një marrëdhënie intime me adoleshenten. Gjithçka është zbuluar pas një postimi në rrjetet sociale nga disa shokë të vajzës. Këta të fundit dyshohet se posedojnë video intime, që i përdorin për të shantazhuar efektivin duke i kërkuar para.
Autoritet i Mbikëqyrjes Policore po heton rastin dhe priten detaje të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Një efektiv i policisë në Përmet shtetasi A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare, me inicialet S. K., nga Këlcyra. Indicia për këtë rast u bë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të policisë.
Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja ka lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë në mënyrë virtuale dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës. Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve intime. Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe rolin e secilit individ të përfshirë.
AMP po meret me rastin konkret.