Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së qytetit, teksa banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re situatën dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, u bë e mundur ndalimi i të moshuarës, e cila aktualisht po merr kujdes mjekësor në banesën e saj.
