Një 45-vjeçar ka humbur jetë në mënyrë të mistershme ditën e sotme, në dalje të qytetit të Pogradecit.

Policia ka njoftuar se 45-vjeçari S.L ishte duke drejtuar biçikletën e tij, ndërsa është rrëzuar pandjenja. Fillimisht dyshohet se shkaku për vdekjen mund të kenë qenë problemet shëndetësore, pasi ai vuante nga disa sëmundje.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.