Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Mësohet se e mitura është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, teksa shkak i aktit të rëndë dyshohet se është bullizmi që përjetonte nga bashkëmoshatarët. Sipas uniformave blu, ajo ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.