Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur në banesë pa shenja jete.
Policia e Sarandës ka sqaruar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.
Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës. Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
