Moti i keq që ka prekur vendin në ditët e fundit vijon të shkaktojë probleme. Shumë zona janë përmbytur dhe po përballem me rrëshqitje masive toke.
Rasti i fundit është regjistruar në bashkinë Selenicë, ku një pjesë masive toke ka rrëshqitur në fshatin Bashaj. Rrëshqitja e tokës ka shkatërruar dhe rrugën, duke bllokuar dhjetëra familje. Siç raporton korrespondentin i Top Channel, Mikel Marsi, banorët bëjnë apel për ndihmë.
Mali në këtë zonë është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh, mesditën e sotme./ Top Channel



