Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shijak, ku një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në fshatin Çizmeli.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale T.B. ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e vdekjes.
“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
