Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Bardhaj, ku një 55-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu.

Bëhet e ditur se ngjarja tragjike është raportuar rreth orës 07:20 të mëngjesit të kësaj të enjte. Në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë shtetasi me inicialet L. D., 55 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Materialet paraprake i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.