Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Trush të Shkodrës, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftim i Policisë:

referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Trush, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi E. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.