Policia në Shkodër lajmëron se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin verior.

Sipas efektivëve, një 43-vjeçar i pastrehë është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine. Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.