Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, teksa ende nuk dihen detajet e plota. Paraprakisht, dyshohet se ai mund të jetë përplasur nga një makinë dhe shoferi nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë, por është larguar duke e braktisur në mes të rrugës.
Personi është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.
