Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkodër, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur lagjen “Rus” në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu është hedhur nga një pallat, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet dhe pritet të ketë një reagim zyrtar në vijim.
