Një ngjarje e rëndë ka ndodhru sot në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re, ku 49-vjeçari ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e çatisë së banesës së tij, teksa po punonte. ai është dërguar për mjekim në spital nga familjarët e tij, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.



