Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima u gjet i pajetë brenda një stani në fshatin Dhëmblan. Sipas policisë së Gjirokastrës, viktima ishte bari, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe pista e parë është një vdekje natyrore.

Hetuesit do mbeten në pritje të ekspertimit mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.