Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mesditën e së shtunës ku një 18-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit.


E reja, e cila ka marrë plagë të shumta, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjeke.


“Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bën të ditur policia.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.