Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 23-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se i riu është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët, dhe dyshohet se është vetëvarur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që çuan të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, në Laknas, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.