Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 28-vjeçare ka humbur jetën.

Raportohet se shtetasja e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në bulevardin “Gjergj Fishta”. Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Priten detaje të mëtejshme nga policia, teksa autopsia biologjike do të zbulojë shkakun e vdekjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një apartament me qira ditore, u gjet trupi i pajetë i shtetases së huaj, R. T., 28 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 28-vjeçarja e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.