Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, tre personat e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë dhunuar. Për ngjarjen janë arrestuar një 30-vjeçar me inicialet E.L, një vajzë 24-vjeçare me inicialet E.SH dhe një vajzë tjetër 22-vjeçare me inicialet M.K Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur dhe cili ishte motivi i kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar.