Një i 48-vjeçar ka përfunduar në urgjencë mbrëmjen e sotme me plagë zjarri në trup.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se i plagosuri, i cili ka shkuar vetë në spital, është vetëplagosur me armë zjarri. Dyshohet se plagosja ka qenë aksidentale me armën që posedonte me leje. I riu po merr ndihmë mjekësore pranë QSUT-së, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.