Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ditën e sotme ku një burrë ka goditur me thikë gruan e tij.


Por për fat të mirë ka ndërhyrë policia në kohë duke mos lënë që ngjarja të përshkallëzonte edhe më tej.


73-vjeçari, Ndue Prenga sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet por është arrestuar nga uniformat blu.


Ende nuk dihen detajet e sherrit mes çiftit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Manhatan” në Kamëz.


Gruaja e Prengës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.