Policia e Tiranës lajmëron se një 60-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Efektivët shprehen se dyshohet se ka kryer vetëvrasje shtetasi me inicialet I.S. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I ndjeri është identifikuar si shtetasi Ilmi Sina.

Informacion paraprak

Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.