Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektiv i Gardës së Republikës është përfshirë në një konflikt me një qytetar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ku pas një sherri, gardisti ka kërcënuar me armën e shërbimit qytetarin. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Ai është ndaluar nga policia dhe ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po këqyren nga grupi hetimor.