Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, më datë 27 maj 2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij në zonën e Rrugës së Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi me iniciale A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 42-vjeçari është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

Njoftim zyrtar:

Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.