Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa 63-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se gruaja është përplasur nga një 25-vjeçar, i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Gruaja është transportuar me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e mara. Policia ndërkohë ka mundur të arrestojë të riun.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.




