Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një punonjës policie ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mine Peza, në komisariatin nr. 3, ku polici Ludian Zaimi, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.