Dy persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar një person në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Freskut, për shkak të një konflikti pronësie. Raportohet se autorët, kushërinj më njëri-tjetrin kanë dhunuar viktimën me grushte dhe mjete të forta. Po ashtu, 27-vjeçari i shpallur në kërkim e kërcënua me telefonata.
Ndërkohë, për këtë rast është nisur hetim edhe për një efektiv policie, pasi ishte në dijeni tv konfliktit por nuk ka ndërhyrë dhe nuk e ka kallëzuar rastin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.
Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K. Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.