Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku është regjistruar një viktimë.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në Bathore, ku një 40-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një 65-vjeçare që po kalonte rrugën në këmbë. Për pasojë, gruaja ka ndërruar jetë nga plagët e mara, edhe pse u dërgua në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, teksa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



