Një mjek 44-vjeçar është nën hetim në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një paciente.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur kur pacientja kishte shkuar në klinikë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, por sipas saj sjellja e mjekut nuk ka qenë sipas rregullave të etikës profesionale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.