Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur.

Raportohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku 16-vjeçar ka goditur fillimisht me mjete të forta të riun. Më pas ky i fundit ka goditur të miturin me thikë duke e lënë të plagosur.

I mituri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Ndaj të miturit ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.