Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bombol gazi raportohet se ka shpërthyer në një piceri.
Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh në “Rrugën e Kavajës”, brenda ambienteve të një restoranti piceri. Sipas informacioneve paraprake nga shpërthimi i bombolës së gazit ka një person të lënduar.
Në vendngjarja ka mbërritur ambulanca, zjarrfikësja dhe policia, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.


