Parkingu i një pallati është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali”, ku shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të munduar shuarjen e flakëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.
Edhe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



