Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur. Raportohet se ai është përfshirë në një konflikt me fqinjët e tij, të cilët e kanë dhunuar.
Mësohet se pre e dhunës ka rënë Man Neza, i cili është transportuar më pas në spitalin e Kukësit. Sipas informacioneve paraprake ai është dhunuar nga fqinjët, me të cilët ka një histori konfliktesh edhe të mëparshme. Nga ana tjetër ai ngre akuza ndaj policisë së Tropojës për mos reagim në kohë.
